Kur shkruhet gj dhe kur xh?
Gj-ja dhe xh-ja janë dy bashkëtingëllore të ndryshme, po në shumë të folme afrohen aq sa nuk dallohen dot me vesh. Rregulli praktik: fjalët e trashëguara e ato me origjinë greko-latine shkruhen me gj (gjeografi, gjimnaz, gjeneratë), kurse huazimet turke e perëndimore me xh (xhep, xhaketë, xhami, menaxher).
8 fjalë që e ndjekin këtë rregull
- 13gjeografijoxheografiFjalët greko-latine me geo- hyjnë në shqip me gj: gjeografi, gjeologji, gjeometri.
- 14gjimnazjoxhimnazEdhe gjimnastikë e gjimnazist — i njëjti fillim me gj.
- 15xhamijogjamiEdhe xham (qelqi); kujdes: gjamë (vaji) është fjalë tjetër.
- 16xhepjogjepHuazim turk me xh, si xhup, xhezve, xhaxha.
- 17xhaketëjogjaketëSi të gjitha huazimet me këtë tingull: xhaketë, xhins, xhaz.
- 18inxhinierjoingjinierNga italishtja ingegnere, po në shqip me xh dhe pa j: inxhinier, inxhinieri.
- 19menaxherjomenagjerEdhe menaxhoj, jo menagjoj.
- 20gjeneratëjoxheneratëFjala shqipe: brez.
Rregulla të tjera
- q apo ç?
- rr apo r?
- ll apo l?
- ë-ja që "hahet" në të folur
- Bashkë apo ndaras?
- Apostrofi
- h-ja dhe ngatërrime të tjera
- Fjalët e huaja
- Kujdes: të dyja format janë të sakta, por nuk këmbehen!
- Përshëndetje, urime dhe mirësjellje
- Apostrofi brenda fjalisë
- Shprehje që shkruhen ndaras
- Fjali të përditshme
- Data, ora dhe shkronja e madhe
- Shprehje në email e shkresa zyrtare