siShkruhet

196 krahasime drejtshkrimore në shqip

Si shkruhet: faleminderit apo falemnderit?marr apo mar? Këtu janë 196 fjalët që shkruhen më shpesh gabim — secila me formën e saktë, gabimin e zakonshëm, rregullin pas tij dhe një fjali shembull.

Kërkoni një shprehje të tërë, jo një fjalë të vetme — mirë se erdhe, s'e di, në rregull? Shihni shprehjet shqipe që shkruhen shpesh gabim, me nga një fjali shembull për secilën.

Fjalë të reja të rrjeteve — gërrnaç, shaci, flm,krinxh? Te zhargoni, shkurtesat dhe huazimet e reja.

Fjalë të marra nga turqishtja, italishtja e frëngjishtja — penxhere,avokat, tualet, futboll? Te huazimet: si shkruhen në shqip, jo si në gjuhën e burimit. Vetë fjala huazims'është huazim — huazim është borxh.

Stërvituni me karta: cila formë shkruhet saktë? Te ushtrimet — kliko ose ← → në desktop, rrëshqit ose shtyp në telefon.

1. q apo ç?

Në shumë të folme gege (veriu i Shqipërisë, Kosova, Maqedonia e Veriut — e gjithnjë e më shumë edhe në të folmen urbane) q-ja dhe ç-ja shqiptohen njësoj, prandaj në shkrim ngatërrohen në të dyja drejtimet: herë ç në vend të q, herë q në vend të ç (hiperkorrektim).

2. gj apo xh?

Gj-ja dhe xh-ja janë dy bashkëtingëllore të ndryshme, po në shumë të folme afrohen aq sa nuk dallohen dot me vesh. Rregulli praktik: fjalët e trashëguara e ato me origjinë greko-latine shkruhen me gj (gjeografi, gjimnaz, gjeneratë), kurse huazimet turke e perëndimore me xh (xhep, xhaketë, xhami, menaxher).

3. rr apo r?

Rr-ja është një tingull më vete, jo një r e dyfishuar për bukuri. Në të folmen e sotme, sidomos në qytete, dallimi po humbet — po në shkrim ai mban ende kuptime të ndara. Gabimi shkon në të dyja drejtimet: herë hiqet rr-ja aty ku duhet (mar për marr), herë shtohet aty ku s'duhet (porrosi për porosi).

4. ll apo l?

Si te rr-ja, ll-ja është tingull më vete dhe jo një l e dyfishtë. Edhe këtu gabimi shkon në të dyja anët: molë në vend të mollë, dhe billetë në vend të biletë. Në disa raste ndryshimi i një shkronje jep fjalë krejt tjetër — mollë (fruti) kundrejt molë (insekti).

5. ë-ja që "hahet" në të folur

Në të folur ë-ja shpesh bie, por në shkrim ruhet — përveç rasteve ku vetë norma e ka hequr (p.sh. mirupafshim, shih nr. 80).

6. Bashkë apo ndaras?

Shumë ndajfolje e lidhëza të shqipes janë ngurosur nga disa fjalë në një të vetme: gjithashtu, megjithatë, sidoqoftë, nëpërmjet. Rregulli: kur pjesët e kanë humbur kuptimin e vet dhe funksionojnë si një fjalë, shkruhen bashkë. Kur secila pjesë e ruan kuptimin, rrinë ndaras — po ashtu, së bashku, në qoftë se.

7. Apostrofi

Apostrofi shënohet: (a) kur bie ë-ja e trajtave të shkurtra më / të para një trajte tjetër — t'i (të + i), m'u (më + u), për t'u; dhe (b) gjithmonë te pjesëzat s' dhe ç', edhe para bashkëtingëlloreje: s'di, ç'kemi. Kurse ma (më + e), ta (të + e), ua janë bashkime zanoresh dhe shkruhen pa apostrof.

8. h-ja dhe ngatërrime të tjera

Në shumë të folme h-ja fundore e mesme shqiptohet si f ose bie fare: njof për njoh, shifemi për shihemi, i ftoftë për i ftohtë. Në shkrim h-ja ruhet gjithmonë, sepse është pjesë e rrënjës dhe kalon në të gjitha fjalët e familjes: shoh, shohim, shihemi.

9. Fjalët e huaja

Fjalët e huaja të përvetësuara shkruhen ashtu siç shqiptohen në shqip, jo sipas gjuhës së origjinës. (Emrat e përveçëm të huaj e ruajnë shkrimin origjinal: Shakespeare, New York.)

10. Kujdes: të dyja format janë të sakta, por nuk këmbehen!

Këto çifte ngatërrohen shpesh sepse të dyja format janë të normës — por secila në vendin e vet. Disa janë fjalë krejt të ndryshme me kuptime të ndryshme (çaj / qaj, var / varr), të tjerat e njëjta fjalë si ndajfolje (pa -ë) dhe si mbiemër (me -ë).

11. -ja apo -ia në trajtën e shquar?

Emrat femërorë që mbarojnë me -je e bëjnë trajtën e shquar me mbaresën -ja, dhe bashkëtingëllorja e rrënjës nuk ndryshon: lagje → lagjja, përgjigje → përgjigjja. Prandaj dalin dy j radhazi në shkrim, edhe pse në të folur dëgjohet vetëm një. Trajta me -ia (lagjia) nuk është e normës.

12. Zhargoni i të rinjve

Fjalë që qarkullojnë në TikTok, Instagram e komente — disa janë të normës (veç, çka), të tjera janë etiketë a thirrje. Nëse i shkruan, ë-ja, q/ç dhe rr/r nuk bien. Gërrnaç e shaci mund të tingëllojnë fyes; këtu tregohet vetëm si shkruhen.

13. Shkurtesa në mesazhe

Në WhatsApp e Instagram shkurtesat janë të zakonshme. Në shkrim të rregullt fjalët shkruhen të plota: faleminderit, s'ka përse, nëse, të dua shumë. Shkurtesa mbetet për mesazhin, jo për emailin e as për shkresën.

14. Huazime të reja të internetit

Anglishtja e TikTok-ut po hyn në shqip pa zë të qëndrueshëm në fjalor. Nëse e përshtat, shkruaje sipas shqipes (ks, xh, aj) — jo sipas shkronjave angleze. Forma origjinale, e pashkruar shqip, mbetet e pranueshme. Asnjëra s'është (ende) zë i Akademisë.

15. Huazime nga gjuhë të tjera

Huazimet në shqip shkruhen të përshtatura me tingujt e shkronjat e shqipes, jo si në gjuhën e burimit: biçikletë me ç, aeroport me ae, futboll me ll. Vetë fjala huazim s'është huazim: vjen nga hua (e dëshmuar te Buzuku, 1555) me prapashtesat shqipe -zoj e -im; huazim është borxh, nga turqishtja borç. Këtu janë fjalët e marra nga turqishtja (penxhere, dyqan), italishtja (makinë, avokat), frëngjishtja (aeroport, tualet), greqishtja (trëndafil), gjuhët sllave (kyç) dhe anglishtja (kompjuter, futboll). Gabimi vjen ose nga grafia e huaj (restaurant, pizza), ose nga gjuhët fqinje (burek, dushek), ose nga shqiptimi krahinor (pengjere, avukat, toalet).

Rregulla të vogla që harrohen shpesh

Burime